Celebrities Gossip Showbiz

“Jam duke i bërë me qëllim!” Nick Cannon përgjigjet se pse ka kaq shumë fëmijë me gra të ndryshme…

Komediani dhe reperi i njohur, Nick Cannon, ka një përgjigje epike për gjithë ata që pyesin se pse ka kaq shumë fëmijë. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Cannon ka patur katër fëmijë me tre gra të ndryshme në më pak se një vit dhe ka në total shtatë fëmijë. Vetëm para pak ditësh, ai u bekua me ardhjen në jetë të një djali.

Në një emision ku ishte i ftuar, ai theksoi se asnjë nga fëmijët nuk është “aksident”, pasi gjatë intervistës, reperja e njohur, JT, i tha me shaka se ai duhet të përdorte prezervativë në shtrat. Përgjigjja e tij ishte kjo:

Unë jam duke i bërë këta fëmijë me qëllim. Nuk ka qenë rastësi.

Fëmija që ka ardhur në jetë së fundmi, i quajtur Zen, me modelen Alyssa Scott, erdhi vetëm disa javë pasi ai ishte bërë me binjakë me një grua tjetër, të quajtur Abby De La Rosa. Dhjetorin e kaluar, Cannon dhe modelja Brittany Bell mirëpritën vajzën Powerful Queen. Dyshja janë gjithashtu prindër të djalit 4-vjeçar, Golden. Nick ka binjakë edhe me këngëtaren e famshme Mariah Carey, djalin e quajtur Moroccan dhe vajzën Monroe, 10 vjeç.

Reagimet e njerëzve për zgjedhjen e tij e të pasurit shumë fëmijë me gra të ndryshme njëkohësisht, kanë qenë nga më të ndryshmet. Dikush shkruante në “Twitter”:

Nick Cannon ka më shumë fëmijë se sa këngë që i njihen si artist. 

Një tjetër koment ishte:

Është e qartë se virusi COVID-19 dhe Nick po konkurrojnë me njëri-tjetrin për të parë se kush mund të krijojë numrin më të madh të varianteve të tyre.