Celebrities Film & Tv Showbiz

Nicola Coughlan e njohim më shumë nga seriali “Bridgerton” por çfarë lidhje ka ajo me “Stranger Things”?!

Rezulton se aktorja bukuroshe Nicola Coughlan, e cila luan rolin e Penelope Featherington në serialin e njohur “Bridgerton” fillimisht është përpjekur të provonte një rol krejtësisht të ndryshëm nga ai që ne jemi mësuar ta shikojmë në Netflix.

Aktorja 35-vjeçare ka provuar veten e saj në audicionet për rolin e Robin në seritë e “Stranger Things”. Nëse ju kujtohet personazhi i Robin iu bashkua shfaqjes në sezonin 3 si bashkëpunëtor i Steve’s Scoops Ahoy. Sigurisht, që pjesë më pas e mori Maya Hawke.

Së fundmi kur Nicola është pyetur për rolet që kishte marrë pjesë në audicion, por nuk kishte arritur që të bëhej pjesë apo edhe ti kishte marrë, ajo u përgjigj:

Kam bërë audicion për “Stranger Things” disa vite më parë. Unë bëra audicionin për të luajtur Robin por Maya Hawke e mori atë. Ajo ishte shumë më e mirë se sa unë do të kisha qenë ndonjëherë. Është një mësim i mirë për aktorët që të shikonin gjërat që nuk i keni marrë, sepse do të kuptoni plotësisht se si nuk janë personale. Ti ke të drejtë për disa gjërat, dhe nuk je i duhuri për disa gjëra të tjera.

Nëse jeni të interesuar se si Maya e mori këtë rol, ajo fillimisht u rekomandua për regjisoren Carmen Cuba nga një aktor tjetër për një projekt tjetër. Sipas fjalëve të vetë Maya-s në lidhje me serialin “Stranger Things”:

Kur po shkruhej sezoni i ri, kishte një pjesë në të dhe unë shkova në audicion për të. Fluturova në Los Angeles dhe bëra disa lexime me Joe Keery, i cili është shumë i mrekullueshëm dhe shumë bukurosh. E më më pas e gjitha është histori.