Celebrities Gossip

Nis emisioni më i ri në Top Channel ku shprehja “qesha me lot” do jetë kryefjala e komenteve të shikuesve!

Tanimë është vërtetuar se çdo prodhim i Top Channel sjell plot risi dhe pëlqehet nga audienca e gjerë. Ashtu siç do të ndodhë me programin më të ri që do të nisë. Jo vetëm një prodhim që nuk është parë askund tjetër në televizionet shqiptare, por ky reality-show do të na rikthejë një figurë shumë të dashur për televizionin, e cila pati një periudhë pauze, Xhemi Shehun.

Dy yjet e TAR gjithashtu, Salsano, Koloreto dhe Xhemi së bashku me shumë të ftuar në një format si kurrë më parë në Shqipëri. 10 aktorë të shkëlqyer nga Shqipëria dhe Kosova do jenë së bashku në një reality-show. “Ate do duhet të bëjnë njëri-tjetrin për të qeshur, por asnjëri nuk duhet të qesh. Kush qesh largohet nga loja. Kjo sfidë e bën këtë lojë sa interesante aq edhe komike.

Programi do të mbajë titullin “Qesh mirë kush qesh i fundit”, pasi kjo është sfida e personazheve pjesëmarrës. Na ndiqni me 8 mars vetëm në Top Channel për të qeshura pafund!

 

Shprehja “qesha me lot” në këtë program do jetë kryefjala e komenteve të shikuesve …

Nga ana tjetër, rikujtojmë se pak javësh përfundoi dhe spektakli i ‘Big Brother VIP Albania’ , që për 4 muaj me rradhë arriti të ‘gozhdojë’ publikun para televizorit duke na lidhur kaq shumë me yjet që u bënë yjet e gjithësecilit prej nesh. Ish-banorët e “BBV” fituan një vëmendje të jashtëzakonshme dhe sot ata janë në qendër të vëmendjes mediatike. Ende ish- yjet vazhdojnë të marrin pjesë në emisione dhe të prodhojnë lajme.