Celebrities Gossip Showbiz

Një 30-vjeçare tenton t’i grabisë shtëpinë aktorit Robert De Niro!

Një tentativë vjedhjeje është zbuluar së fundmi në shtëpinë e aktorit të njohur Robert De Niro. Një grua u arrestua në mes të natës në shtëpinë e De Niros teksa po tentonte të vidhte dhurata nën pemën e Krishtlindjes. Shanice Aviles, 30 vjeçe, u pikas nga disa oficerë policie teksa hynte në shtëpinë ku aktori jeton përkohësisht në Nju Jork. Në atë moment ai ndodhej në shtëpi me vajzën e tij 11-vjeçare. Gruaja e arrestuar në flagrancë është e njohur për policinë edhe për grabitje të tjera.

Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë para dy vitesh aktori i famshëm tregoi se po mbetej trokë. Shkak për këtë u bë pandemia e koronavirusit. Gjithashtu ai humbi para edhe në gjyqin me ish-bashkëshorten e tij Caroline Krauss ku ishte i detyruar të ndante pasurinë. Kjo e fundit është ankuar pasi aktori i ka përgjysmuar shumën e parave që i dërgon çdo muaj.

De Niro i dha fund martesës 20-vjeçare me Grace Hightower. Ende nuk dihet se përse aktori i “Meet the Fockers” mori një vendim të tillë por dyshja, të cilët kanë lidhur kurorë në vitin 1997, prej vitesh nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Ata janë prindër të një djali i cili quhet Elliot dhe një vajze emri i së cilës është Helen.