Celebrities Gossip Showbiz

Një artist i ri në familjen e Elitës dhe Gjikos!

Elita Rudi edhe pse jo aq shumë pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar një Instastory me djalin teksa shfaqen së bashku në krevat dhe vogëlushi i reciton diçka. Kjo nuk është hera e parë që Zëri shfaqet duke kënduar e mesa duket një artist i ri po lind në familjen e Elitës dhe Gjikos.

I kemi ndërruar rolet. Kënga për mamin ‘freestyle’ nga Zëri

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri e pamë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Në disa nga postimet e prezantueses janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.