Celebrities Showbiz

Elita Rudi akuzohet për photoshop, prezantuesja ‘iu mbyll gojën’ ndjekësve!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt ditën e hënë. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.

Elita nuk ka ngurron të publikojë video nga jeta e përditshme dhe fëmijët e saj duke na i ka bërë sytë zemra. Elita na ka treguar dhe është shprehur disa herë se të jesh nëna e 2 fëmijëve kaq të vegjël nuk është gjithmonë “fushë me lule”. Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.