Celebrities Gossip Music Showbiz

Një ceremoni si në përralla, Elvana Gjata performon për çiftin e sapomartuar Luiz-Kiara!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Tashmë emisioni sapo ka filluar dhe surprizat nuk kanë të ndalur që në minutat e para.

Momenti që të gjithë po e prisnim erdhi dhe celebrimi i shumëpritur i çiftit Luiz-Kiara ndodhi. Dasmorët, unazat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë aty dhe po presin çiftin të parakalojë dhe të lidhin betimet.

Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Dy dëshmitarët e dasmës ishin Patriku, djali i Jonit dhe miku i ngushtë i Luizit, Joni. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit. E ftuar specila e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi këngë posaçërisht për çiftin.

Rikujtojmë se, Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.