Celebrities Gossip Showbiz

Një epokë e re për The Weeknd, këngëtari do të heqë dorë nga emri i tij artistik!

Këngëtari i njohur kanadez Abel Makkonen Tesfaye ka performuar me emrin skenik The Weeknd që nga viti 2009, ka fituar katër çmime Grammy dhe ka shitur mbi 75 milionë albume muzikore. Në një intervistë të re me ‘W Magazine’, ylli i muzikës pop zbuloi planet e tij për t’u tërhequr nga emri i tij aristik.

Këngëtari u shpreh se:

Po bëhem gati të mbyll kapitullin Weeknd. Unë ende do të bëj muzikë, ndoshta si Abel, ndoshta si The Weeknd. Por unë ende dua të vras The Weeknd. Dhe do të bëj, pas te gjithave. Patjetër që po përpiqem ta heq këtë lëkurë dhe të rilind sërish. Albumi për të cilin jam duke punuar tani është ndoshta i fundit im si The Weeknd. Kjo është diçka që duhet të bëj. Si The Weeknd, unë kam thënë gjithçka që mund të them.

Rikujtojmë, se së fundmi këngëtari na ka njohur më një tjetër dashuri të madhe të tij, përveç muzikës e cila është kafeja. Ylli i muzikës pop për ata që nuk e dini ka lindur në Toronto, Kanada nga prindër emigrantë nga Etiopia, vend i cili është i njohur për traditën e kafesë. The Weeknd krijoi “Samra Origins”, (Samra, siç është emri i nënës së tij), për të nderuar veten dhe vendin e saj të origjinës. Në veçanti, këngëtari i njohur bashkëpunoi me “Blue Bottle Coffee” dhe krijoi markën e tij të kafesë për të mbështetur vendlindjen e nënës së tij.