Celebrities Gossip Showbiz

Një fotografi e postuar pa leje i hap telashe Dua Lipa-s!

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, së fundmi, është paditur për një fotografi të postuar pa leje në llogarinë e saj në “Instagram”. Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat pa leje ose autorizim.

Sipas të dhënave, thuhet se Dua përfitoi nga fotografia, pasi burimi i saj në “Instagram” vepron si një mjet marketingu për muzikën e saj. Tani asaj i kërkohet një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh. Kompania po kërkon gjithashtu një urdhër që e pengon këngëtaren nga veprimet e mëtejshme të shkeljes, si dhe shpenzimet ligjore.

Postimi i fshirë tashmë, tregonte yllin që qëndronte në radhë, duke shtrënguar biletën e saj të avionit dhe pasaportën, ndërsa mban një kapelë të madhe. “Integral Images” kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt të vitit 2021, pas postimit të Dua Lipa-s në “Instagram”, sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Kompania pretendon se këngëtarja me vetëdije postoi foton në rrjetet sociale pa leje dhe për të fituar para nga kjo gjë. Megjithëse shumë njerëz mund t’a konsiderojnë normale postimin e një fotografie tënden, ligji për të drejtat e autorit do të thotë që fotografi zakonisht zotëron të drejtat.

Lipa nuk është ylli i parë që paditet për postimin e imazheve të paparacëve të tyre në rrjetet sociale. Gigi Hadid, Liam Hemsworth dhe Khloe Kardashian janë përballur me raste të ngjashme.

Rikujtojmë se, këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, së shpejti do t’a shohim në një tjetër rrugë të artit. Dua duket se së fundmi do të sprovojë veten në aktrim. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triller, të titulluar “Argylle”.