Celebrities Film & Tv Showbiz

Këngëtaren Dua Lipa së shpejti do t’a shohim dhe si aktore!

Këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, së shpejti do t’a shohim në një tjetër rrugë të artit. Dua duket se së fundmi do të sprovojë veten në aktrim. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triller, të titulluar “Argylle”.

Për realizimin e këtij projekti, ajo do t’u bashkohet kastit të aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

Ky film do jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga Ellie Conway, ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary. Pritet që xhirimet e “Argylle” të nisin në muajin gusht.

Ndërkohë, Dua është shfaqur në kopertinën e “Vanity Fair” ku gjatë intervistës, këngëtarja e famshme ka rrëfyer më shumë për vendlindjen e saj, Kosovën. Në intervistën e saj të fundit, ajo u shpreh se përkundër një dekade progresi, Kosova ishte ende e izoluar dhe e pazhvilluar, dhe rrjetet sociale nuk kishin arritur akoma atë stad sa të zbulonin talentet.

Rikujtojmë se, Dua Lipa, së fundmi ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto ku shihet e lumtur pasi Anglia fitoi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të “Euro 2020”, e cila do të mbahet këtë diel në stadiumin Wembley në Londër.