Celebrities Film & Tv Showbiz

“Një gabim brutal i jetëve të marra…”/ Kështu e quan regjisori Sean Penn luftën në Ukrainë teksa xhiron dokumetarin e tij!

Një deklaratë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës u tha se Sean Penn “do t’i tregojë botës të vërtetën për pushtimin e Rusisë në vendin tonë”. Sean Penn është në Ukrainë për të kapur ngjarjet për një dokumentar të ardhshëm. Aktori 61-vjeçar u fotografua duke marrë pjesë në një konferencë shtypi, ndërsa Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i tha Newsweek në një deklaratë të enjten se ai mbërriti në kryeqytetin e vendit Kiev për të punuar në një film.

Por në një deklaratë të bërë për People, Penn e quan luftën si një nga gabimet më brutale dhe shprehu mendimet e tij në lidhje me tmerrin që po përballet populli ukrainas.

Është tashmë një gabim brutal i jetëve të marra dhe zemrave të thyera, dhe nëse ai nuk pendohet, besoj se presidenti rus, Vladimir Putin do të ketë bërë një gabim më të tmerrshëm për të gjithë njerëzimin. Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe populli ukrainas janë ngritur si simbole historike të guximit dhe parimit. Ukraina është maja e shtizës për përqafimin demokratik të ëndrrave. Nëse e lejojmë atë të luftojë vetëm, shpirti ynë si Amerikë është i humbur.

Regjisori shkoi në Kiev për të regjistruar të gjitha ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ukrainë dhe me qëllimin kryesor për t’i treguar botës të vërtetën për pushtimin e vendit nga Rusia.

Me këtë veprim të tijin ai dëshmon edhe trimërinë që shumë të tjerëvce u ka munguar. Dokumentari mendohet se do të jetë një prodhim i “Vice Studios” në bashkëpunim me “Vice World News” dhe “Endeavour Content”, të paktën kështu është shprehur “Variety”.

Ndërkohë ju kujtojmë që pushtimi rus i Ukrainës vazhdon edhe në ditën e katërt, megjithatë pavarësisht paralajmërimeve mbrëmë se Kievi do të sulmohej nga raketat ruse, një sulm ajror nuk duket të ketë ndodhur edhe pse situata vazhdon akoma që të jetë shumë e vështirë.