Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e filmit ‘Dune’!

Është e vërtetë që do të ketë një vazhdim të ri-imagjinimit fantastiko-shkencor ‘Dune’ nga Denis Villeneuve është konfirmuar edhe nga vetë ‘Warner Bros’. Ylli kryesor Timothée Chalamet gjithashtu konfirmoi lajmin të martën teksa ndau një skicë e tipit ngacmuese që lexonte ‘pjesa e dytë’.

Kompania gjigande është shprehur se:

Ky është vetëm fillimi! Faleminderit atyre që kanë përjetuar @dunemovie deri më tani, dhe atyre që do ta shikojnë në ditët dhe javët në vijim. Jemi të emocionuar për të vazhduar udhëtimin!

Regjisori, producenti dhe bashkë skenaristi Villeneuve do të rikthehen për vazhdimin, i cili do të jetë një lajm i mirë për të gjithë fansat mbresëlënëse e regjisorit. Autori kanadez Villeneuve është vendosur si një nga regjisorët e rinj më të shquar të Hollywood-it falë filmave të tillë si ‘Arrival’, ‘Sicario’ dhe ‘Blade Runner: 2049’.

‘Dune’ është një fillim premtues për atë që duket të jetë ekskluziviteti tjetër i madh fantastiko-shkencor. Kryetari i ‘Warner Bros’ Toby Emmerich tha se studio do të publikojë ‘Dune: Part II’ në muajin tetor të vitit 2023.

Këtë herë, publikimi pritet të jetë ekskluzivisht në kinema. Villeneuve kishte inststuar fort për një vazhdim të ‘Dune’, për të cilin ai ka thënë se është lehtësisht filmi më i mirë që ai ka bërë. Në të luajnë gjithashtu Oscar Isaac, Rebecca Ferguson, Josh Brolin, Jason Momoa dhe Zendaya. Disa aktorë, si Zendaya, do të kishin potencialisht një rol më të madh në pjesën e dytë.

Rikujtojmë se një nga aktoret e njohura, 25-vjeçarja Zendaya luan rolin e Chani në adaptimin e romanit të Frank Herbert, ku shumë fansa supozuan se do të ishte një nga rolet më të mëdha dhe më kryesore në film.
Megjithatë, pasi ‘Vulture’ raportoi gjatë fundjavës se Zendaya është vetëm në shtatë minuta të filmit plot 2 orë e 35 minuta. Zhgënjimi i fansave ishte me të drejtë pasi të gjithë kishin menduar se ajo do të shkëlqente.