Celebrities Film & Tv Showbiz

Me të drejtë të gjithë fansat e Zendaya-s janë të revoltuar për këtë arsye…

‘Warner Bros’ ka publikuar gjatë kësaj fundjave filmin më të shumëpritur ‘Dune’, në të dy kinematë dhe në HBO Max, megjithëse disa fansa rezultuan që të ishin mjaft të zhgënjyer nga mungesa serioze e aktores bukuroshe Zendaya.

Aktorja 25-vjeçare luan rolin e Chani në adaptimin e romanit të Frank Herbert, ku shumë fansa supozuan se do të ishte një nga rolet më të mëdha dhe më kryesore në film.
Megjithatë, pasi ‘Vulture’ raportoi gjatë fundjavës se Zendaya është vetëm në shtatë minuta të filmit plot 2 orë e 35 minuta. Zhgënjimi i fansave ishte me të drejtë pasi të gjithë kishin menduar se ajo do të shkëlqente.

Duke marrë parasysh edhe bujën që bëri Zendaya me paraqitjet e saj gjatë premierave të shfaqjes së filmit.

Rikujtojmë se aktorja bukuroshe arriti që të tërhiqte jo vetëm vëmendjen e të gjithë të ftuarve por edhe të fansave të saj dhe kjo vetëm për look-un që ajo kishte zgjedhur që të vishte gjatë premierës së filmit fantastiko-shkencor me titull ‘Dune’. Një fustan i bardhë me shkëlqim kudo dhe me një model shumë të veçantë e bënë Zendaya-n të dukej thjeshtë e mahnitshme.

Aktorja 25-vjeçare zbukuroi tapetin e kuq në Odeon Luxe, në Leicester Square, të gjithë sytë ishin drejtuar te ylli kryesor i filmit ‘Dune’. Kjo premierë e këtij filmi mezi është pritur nga të gjithë sepse përveç temës dhe zhanrit fantastiko-shkencor ka të bëjë edhe me kastin e aktorëve, ku vlen që të përmenden Timothée Chalamet, Jason Momoa, Rebecca Ferguson, Oscar Isaac, Dave Bautista, Josh Brolin dhe Babs Olusanmokun.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu edhe fakti se kjo nuk është hera e parë që aktorja i mahnit të gjithë dhe vendoset në qendër të vëmendjes për veshjet dhe look-un që zgjedh për t’u prezantuar në daljet esaj të ndryshme. Ajo ka treguar që gjithonë guzon dhe mahnit.