Design Film & Tv

Një natë si Kevin Mcallister, jepet me qira shtëpia e “I vetëm në shtëpi”!

Po ha pisllëqe e shoh filma të rriturish, hajdeni më ndaloni!

Edhe ju mund të thoni të njëjtën gjë, me zërin e personazhit kryesor Kevin McCallister, gjatë një nate në shtëpinë ku qëndronte ai vetë, në filmin hit “I vetëm në shtëpi”. Banesa mund të prenotohet në Airbnb, natën e 12 dhjetorit, nga maksimumi 4 persona për çmimin simbolik: 25 dollarë.

Salloni i shtëpisë së familjes McCallister vihet në dispozicion me rastin e filmit të ri, “Home Sweet Home Alone”, vazhdim i atij që për herë të parë doli në sallat e kinemave në 1990-ën. Një djalë vetëm 8-vjeç i harruar aksidentalisht nga familja gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, u detyrua të mbronte shtëpinë nga dy hajdutë ngatërrestarë.

I ftuar nderi, vëllai i madh i Kevin, Buzz McCallister, që do të hapë dyert e banesës në Çikago.

Mund të më mbani mend si një personazh jo shumë të këndshëm, por tani jam rritur dhe jam i lumtur të ndaj me ju shtëpinë e familjes sime, si edhe picën.

Gjatë qëndrimit, miqtë mund të jetojnë atmosferën magjike të festave të fundvitit në shtëpinë McCallister, me drita e pemën e zbukuruar, me kurthe shpërthyese apo spërkatjen me solucionin e pas rrojës. Gjithashtu do t’iu lejohet të këndojnë para pasqyrës e të rikthejnë vitet ’90 me picën më të mirë të Çikagos, një darkë me Kraft Macaroni&Cheese të ngrohura në mikrovalë, të shohin një film të ri për Krishtlindje e të marrin dhuratë “I vetëm në shtëpi”, të realizuar nga Lego.