Botë e Çuditshme

Një nga gjashtë mikroskopët e Çarls Darvinit, së shpejti në ankand!

Një mikroskop që i përkiste Çarls Darvinit do të dalë në ankand më 15 dhjetor dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve çmimi i tij mund të arrijë 350 mijë sterlina (rreth 415 mijë euro). Gazeta raporton se instrumentin, e prodhuar në 1825, natyralisti anglez ia dha djalit të tij, Leonard dhe që atëherë është kaluar dorë më dorë në familje nga babai tek djali për gati 200 vjet.

Ky mikroskop është një nga gjashtë mikroskopët e përdorur nga Darvini gjatë jetës së tij. Në vitin kur u prodhua mikroskopi, Charles Robert Darwin po studionte zoofite të tilla si koralet, anemonët e detit dhe sfungjerët dhe ka të ngjarë që ai të ketë përdorur këtë instrument për kërkime, pasi i vetmi mikroskop tjetër i njohur që kishte në atë kohë nuk ishte i përshtatshëm.

Ndërkaq, rikujtojmë se një send i rrallë që i përket mbretit të muzikës pop, Michael Jackson tashmë është në shitje në ankand. Pasaporta e humbur e këngëtarit të ndjerë aty diku nga viti 1990 shitet për vetëm 75 mijë dollarë në “Moments In Time”.

Pasaporta e tij është në një gjendje shumë të mirë, e plotësuar me të gjitha informatat personale, të cilat janë lehtësisht të lexueshme dhe katër fotografi të Michael. Këto të fundit janë të stilit “polaroid”, në të cilat ishte fotografuar me pamjen e tij pas ndërhyrjeve estetike për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës dhe disa tiparë të tjera të fytyrës.