Celebrities Gossip Showbiz

Pasaporta e Michael Jackson mund të bëhet e juaja në këmbim të këtij çmimi!

Një send i rrallë që i përket mbretit të muzikës pop, Michael Jackson tashmë është në shitje në ankand. Pasaporta e humbur e këngëtarit të ndjerë aty diku nga viti 1990 shitet për vetëm 75 mijë dollarë në “Moments In Time”.

Pasaporta e tij është në një gjendje shumë të mirë, e plotësuar me të gjitha informatat personale, të cilat janë lehtësisht të lexueshme dhe katër fotografi të Michael. Këto të fundit janë të stilit “polaroid”, në të cilat ishte fotografuar me pamjen e tij pas ndërhyrjeve estetike për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës dhe disa tiparë të tjera të fytyrës.

Rikujtojmë, se Michael Jackson ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare për shkak të një arresti kardiak në Los Angeles, Kaliforni. Sipas raportimit të autopsisë, vdekja e tij erdhi pas një mbidoze nga kombinimi i disa drogërave të dhëna nga vetë mjeku përgjegjës për kurimin e këngëtarit. Michael Jackson është akuzuar shpeshherë para dhe pas vdekjes për abuzim seksual me fëmijë të mitur dhe disa nga rrëfimet që kanë dalë në dritë kanë tronditur gjithë opinionin publik. Në vitin 2019 u publikua dokumentari i tij “Leaving Neverland”.

Përreth 4 orë në këtë dokumentar Rade Robson dhe James Safechuk rrëfyen historitë e tyre sesi janë abuzuar seksualisht kur ishin fëmijë nga Jackson. Në atë kohë pas këtij skandali mediatik, shumë stacione radiofonike ndaluan së transmetuari këngët e të ndjerit. Më herët është përfolur se artisti ka pasur dhe një dhomë sekrete për fëmijë, por të vërtetën e dinin vetëm personat që kanë qëndruar pranë tij. Ish-truproja e Jackson, Matt Fiddes, ka zbuluar se si qëndron e vërteta dhe çfarë kishte realisht brenda shtëpisë së këngëtarit. Ai shprehet se:

Kritikuesit përpiqen të tregojnë se ai ndërtoi një dhomë sekrete për fëmijë, por të gjithë ishin aty kur ai bleu shtëpinë dhe në të vërtetë ajo ishte një dhomë paniku. Ai ishte një multi-miliarder dhe ishte shumë normale të kishte një dhomë paniku…mund të shtyje derën dhe ai kishte gjëra atje për t’a kënaqur për disa ditë derisa problemi të zgjidhej.

Fiddes vijon:

Shumë herë njerëzit donin të futeshin brenda, alarmet fikeshin dhe stafi i thonte të futej në dhomën e panikut. Kështu, ajo nuk ishte një dhomë sekrete. Është gjëja më qesharake që njerëzit mund të shpiknin.