Celebrities Gossip Showbiz

Një rrugë në Kaliforni do të ketë emrin e legjendës së ndjerë të hip-hopit Tupac Shakur!

Legjenda e ndjerë e hip-hopit Tupac Shakur do të nderohet me një emër rruge në Kaliforni, pas një votimi unanim nga këshilli i qytetit. Sipas vendimit, një shtrirje e bulevardit MacArthur pranë Liqenit Merritt ku Shakur ka jetuar dikur do të mbajë emrin e tij ekzistues, por gjithashtu do të marrë emrin shtesë, nderi të Tupac Shakur Way. Fondacioni Tupac Shakur do të mbulojë kostot për pllakat dhe shenjat përkujtimore që sinjalizojnë ndryshimin.

Tupac u zgjodh për t’u kujtuar njerëzve për kontributet e tij në Oakland dhe për të festuar artin dhe kulturën si një katalizator për ndryshimet shoqërore. Me kalimin e viteve, qyteti i ka bërë homazhe edhe ikonave të tjera me emra rrugësh. Jeta dhe karriera e legjendës Tupac Shakur është bërë zyrtarisht një dokumentar. FX ka publikuar videon zyrtare të filmit, i cili titullohet “Dear Mama”.

Dokumentari ka marrë emrin nga kënga me të njëjtin titull të reperit legjendar. Në fakt, ky dokumentar eksploron edhe marrëdhënien e 2Pac me nënën e tij, ku siç dihet kaloi disa vështirësi si për të mbetur shtatzënë ashtu edhe për ta rritur. Tupac humbi jetën në një mënyrë të mistershme në vitin 1996. Historia e jetës së reperit është futur edhe në rastet më të veçanta që përkojnë me të premten e zezë të 13 shtatorit.

I njohur për këngët “Dear Mama”, “I Get Around”, “Keep Ya Head Up” rikujtojmë se Shakur vdiq më 13 shtator 1996, gjashtë ditë pasi u qëllua me armë zjarri në Las Vegas. Rikujtojmë, se një poezi dashurie e shkruar me dorë nga Tupac Shakur doli në shitje përmes shtëpisë së ankandit “Moments in Time”. Shkruar në gusht 1995, poema titullohet “All (Eye) Was Lookin’ 4” dhe është cituar si frymëzim për këngën e reperit “All Eyez On Me”.