Celebrities Film & Tv

Së shpejti një dokumentar që flet për jetën dhe karrierën e reperit legjendar Tupac Shakur!

Jeta dhe karriera e legjendës Tupac Shakur po bëhet zyrtarisht një dokumentar. FX ka publikuar videon zyrtare të filmit, i cili vjen këtë pranverë dhe titullohet “Dear Mama”. Dokumentari ka marrë emrin nga kënga me të njëjtin titull të reperit legjendar. Në fakt, ky dokumentar do të eksplorojë edhe marrëdhënien e 2Pac me nënën e tij, ku siç dihet kaloi disa vështirësi si për të mbetur shtatzënë ashtu edhe për ta rritur.

Jeta e reperit të ndjerë rikthehet në rrëfimin e ri që do të tregohet në serialin dokumentar, i cili ka në fokus nënën e tij, Afeni Shakur. Filmi do të përbëhet nga 5 episode, nga regjisori, Allen Hughes, i cili është nominuar edhe për çmimin Emmy. Historia do të flitet nga njerëz që e njihnin nënën e djalin më mirë se kushdo.

Vlen të theksohet se çdo episod do të jetë i disponueshëm edhe në Hulu, pasi të jetë transmetuar në FX. “Dear Mama” do të shfaqet premierë për publikun në pranverën e vitit 2023 dhe duke qenë se është një prodhim FX, ekziston mundësia që të jetë i disponueshëm edhe në Disney Plus.

Tupac humbi jetën në një mënyrë të mistershme në vitin 1996. Historia e jetës së reperit është futur edhe në rastet më të veçanta që përkojnë me të premten e zezë të 13 shtatorit. I njohur për këngët “Dear Mama”, “I Get Around”, “Keep Ya Head Up” rikujtojmë se Shakur vdiq më 13 shtator 1996, gjashtë ditë pasi u qëllua me armë zjarri në Las Vegas.