Celebrities Showbiz

Del në shitje poezia e dashurisë e shkruar nga Tupac!

Një poezi dashurie e shkruar me dorë nga Tupac Shakur është vënë në shitje përmes shtëpisë së ankandit “Moments in Time”. Shkruar në gusht 1995, poema titullohet “All (Eye) Was Lookin’ 4” dhe është cituar si frymëzim për këngën e reperit “All Eyez On Me”.

Poema hapet me referenca për Romeo dhe Zhuljetën e Shekspirit dhe historinë biblike të Sampsonit dhe Delilah. Në strofën e fundit, Shakur shkruan:

A do të shohë ajo ngjyrat e mia të vërteta? A do ta dijë ajo se zemra ime është e pastër? A do të jetë këtu dashuria që më shëron zemrën / a mund të jetë ajo kura? A do të jetë ajo shumë e frikësuar për të përfituar nga një shans / a do të injorohet dashuria ime? Apo ajo më do mua, siç e dua unë atë? Kjo ishte gjithçka që po kërkoja!

Poema është firmosur “Për Simi, nga zemra e 2Pac”. “All Eyez On Me” është kënga titullare e albumit të katërt të Shakur, albumi i fundit që u publikua gjatë jetës së tij. Projekti u publikua në shkurt të vitit 1996, shtatë muaj para vdekjes së tij.

Poema e dashurisë kushton plot 95,000 dollarë amerikanë dhe vjen me një “garanci të përjetshme autenticiteti”, sipas faqes së internetit të shtëpisë së ankandit. Ky lajm vjen pasi mediat e huaja kanë raportuar se do të hapet së shpejti një ekspozitë për reperin e ndjerë Tupac Shakur.

Ekspozita e titulluar “Wake Me When I’m Free” do të hapet me 21 janar, 25 vjet pas vdekjes reperit dhe do të zhvillohet në Los Angeles. Drejtori kreativ Jeremu Hodges u shpreh se:

Është një privilegj të jesh pjesë e një projekti të tillë monumental dhe të ndërtosh një përvojë që nderon një njeri kaq produktiv, nuk mund të përmblidhet me fjalë. Ne donim të krijonim një përvojë të paharrueshme që do t’ju frymëzojë për të qenë më të mirë, duke kuptuar se ai ishte një shpirt i vërtetë revolucionar.