Celebrities Gossip Showbiz

“Një të dashur të fortë…”, Fjoralba Ponari poston foton e veçantë me partnerin e zemrës!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Vetëm pak më parë Fjoralba ka postuar në Instagram një foto me partnerin e saj të zemrës, i cili e mban atë mbi shpinë dhe moderatorja shkruan:

Përfitimet e të pasurit një të dashur të fortë: pjesa 1 

Ditën e djeshme është zhvilluar finalja e Botërorit, ku kampione u shpall Argjentina. Mesa duket Fjoralba ka arritur ta parashikoj rezultatin e kësaj ndeshje e këtë na e ka vërtetuar vetë ajo, duke na treguar disa mesazhe që ka shkëmbyer me një mikeshën e saj, ku përveç se ka treguar se Argjentina do të fitoj, por edhe që ndeshja do të mbyllet me penallti. Nga biseda kemi kuptuar se kjo nuk është e vetmja ndeshje e këtij Botërori, rezultatin e të cilit Fjoralba ka arritur ta gjejë.