Film & Tv Showbiz

Një yll më pak! Çfarë po ndodh me serialin e njohur “Grey’s Anatomy”?

Jesse Williams i “Grey’s Anatomy” ka vendosur t’i japë lamtumirën serialit pas dymbëdhjetë sezonesh. Ai do të shfaqet për herë të fundit në datën 12 maj, në episodin e quajtur “Tradita”. Jesse Williams falenderoi “ABC”, producenten Shonda Rhimes, skenaristen Krista Vernoff, aktorë të tjerë dhe të gjithë kastin e përfshirë në të gjithë procesin e xhirimit.

Ndërkaq ai u shpreh se:

 Si aktor dhe regjisor, unë pata mundësinë të mësoj shumë. Unë gjithashtu falënderoj fansat tanë. Kam xhiruar gati 300 orë material filmik. Jam jashtëzakonisht krenar për punën dhe ndikimin tonë.

Vernoff vlerësoi Williams në deklaratën e saj, duke e quajtur atë një “artist dhe aktivist të shquar”.

Të shikosh zhvillimin e tij brenda dhe jashtë ekranit ishte një kënaqësi. Ai bëri një punë të jashtëzakonshme. Do të na mungojë Jesse, por edhe Jackson Avery, i cili ka luajtur në mënyrë perfekte për shumë vite.

Lajmi për largimin e aktorit Jesse Williams erdhi pasi u njoftua kthimi i aktores Sarah Drew, e cila luante rolin e Dr.April Kepner, e dashura e Jackson në “Grey’s Anatomy”.