Celebrities Gossip Showbiz

I shpërfytyruar dhe në një karrocë me rrota, a është ky fundi i hidhur për yllin e serialit të njohur?!

Aktori amerikan Eric Dane, i njohur për rolin e paharrueshëm si Dr. Mark Sloan në serialin hit “Grey’s Anatomy”, është fotografuar së fundmi në një karrocë me rrota, pasi është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS), një sëmundje e rrallë dhe e rëndë neurologjike. Dane u pa në aeroportin e Uashingtonit, në momentin kur ai u ndihmua të lëvizte me karrocë. Kur dikush iu afrua për t’i dhënë kurajë, duke i thënë të mos e humbiste shpresën, aktori reagoi me një buzëqeshje të ngrohtë dhe fjalët: “Faleminderit, vëlla.”

Një burim për Daily Mail është shprehur se Dane po përpiqet ta përjetojë çdo ditë me të gjithë shpirtin, i vetëdijshëm për sfidën që e pret.
“Ai dëshiron të jetojë jetën dhe nuk dëshiron që njerëzit ta vajtojnë. Thjesht kërkon që ata të jenë të pranishëm në jetën e tij dhe të jenë sa më të lumtur. Pozitiviteti është ajo që e motivon tani”, theksoi burimi. ALS është një sëmundje e pashërueshme që prek qelizat nervore në tru dhe palcë kurrizore, duke sjellë dobësim progresiv të muskujve dhe në faza të avancuara, humbjen e aftësisë për të lëvizur e folur.

Në këtë udhëtim të vështirë, Eric Dane po mbështetet nga gruaja e tij, aktorja Rebecca Gayheart, si dhe nga dy vajzat e tyre. Gayheart ka folur së fundmi për ndikimin që ka pasur sëmundja tek fëmijët, duke theksuar se është një periudhë e dhimbshme, por edhe një mësim për forcën dhe dashurinë familjare. Dane, i cili u bë i famshëm në mbarë botën me rolin e “Dr. McSteamy” në Grey’s Anatomy, ka qenë gjithmonë i dashur për publikun falë talentit dhe karizmës së tij.