Botë e Çuditshme

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm?! Shkencëtarët po kërkojnë ta gjejnë përgjigjen te kandili i detit!

Jetëgjatësia dhe pavdekshmëria janë dy nga konceptet me të debatueshme. Shkencëtarët po kërkojnë përgjigje, tek kandili i detit ‘i pavdekshëm’, një krijesë e aftë për t’u kthyer vazhdimisht në gjendje më të re. Studiuesit spanjollë kanë arritur të deshifrojnë gjenomin e kandilit të pavdekshëm “Turritopsis dohrnii” dhe kanë përcaktuar çelësa të ndryshëm gjenomikë që kontribuojnë në zgjatjen e jetëgjatësisë së tij deri në atë pikë sa të shmanget vdekja.

Ekipi i Universitetit të Oviedos, hartoi sekuencën gjenetike të këtij kandili deti unik me shpresën për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së tyre unike dhe për të gjetur të dhëna të reja për plakjen e njeriut. Ata analizuan specien “Turritopsis dohrnii” bashkë me atë të species motër “Turritopsis rubra” për të identifikuar gjenet që janë të përforcuara ose kanë karakteristika të ndryshme variante midis të dyjave.

Kandili i detit fillon jetën e tij në formën e larvave që enden të bartura nga uji, derisa të gjejnë një mbështetje shkëmbore për t’u ankoruar. Në këtë pikë metamorfoza ndodh në polipe (të mos ngatërrohet me oktapodët), koloni klonesh që riprodhohen me shpejtësi në mënyrë aseksuale përmes lulëzimit. Çdo individ gjeneron një tjetër të afërt dhe identik me veten. Studimi është publikuar në PNAS.

Zakonisht është në këtë fazë të rritur që kandili i deti plaket dhe vdes. Por jo Turritopsis dohrnii. Kur është gati të vdesë, ky kandil deti me një mijë burime e braktis veten në shtratin e detit dhe fillon një kalbje të çuditshme. Qelizat e tij grumbullohen përsëri në një masë amorfe, ngjiten në një substrat shkëmbor dhe bëhen përsëri polipe, gati për t’u shndërruar në kandil deti të ri. Është një fillim i ri, një kthim pas në një fazë të papjekurisë seksuale.