Food & Drink Health & Beauty

Si ta dalloni nëse çaji ka skaduar dhe si ta ruani sa më gjatë!

Një kafe e nxehtë mund t’jua rris nivelet e energjisë në mëngjes, ndërsa një filxhan çaji mund t’ju relaksojë pas një dite me stres. Hulumtimet e fundit thonë se të dyja kanë efekte të mira shëndetësore dhe nuk ka shumë rëndësi se cilën konsumoni. Çaji i papërpunuar humbet cilësinë shumë më shpejt se çaji në bustinë. Kur nuk është i paketuar, gjethet e çajit përthithin shumë më shpejt lagështinë dhe aromat. Kjo ndodh si pasojë e mënyrës së gabuar të ruajtjes. Megjithatë, çdo lloj çaji ka karakteristikat dhe jetëgjatësi të ndryshme të cilat ndikojnë në cilësinë e tij. Vlerat janë më të madhe në çajërat e papërpunuar, por duhet pasur kujdes me ruajtjen.

Çaji i zi i nënshtrohet oksidimit dhe fermentimit të plotë që ka si qëllim të zgjasë jetëgjatësinë e tij. Nëse e ruani siç duhet, çaji i zi jo i paketuar mund të konsumohet për 18 muaj ndërsa në bustinë ai mund të konsumohet brenda 2 viteve. Në rast se nuk përpunohen dhe paketohen, jetëgjatësia e këtyre çajërave është disi më e shkurtër. Ndonëse substancat mirëbërëse të çajërave mbeten të paprekur, ekspertët këshillojnë që këto çajëra të konsumohen brenda një viti nga data e mbledhjes.

Megjithatë, disa prej tyre e ruajnë aromën dhe shijen edhe 18 muaj nga data e mbledhjes. Çajërat përmbajnë vajra esencialë të cilët nëse ekspozohen ndaj lagështisë, thartohen. Përtharja e vajrave esencialë të bimës dallohet kur gjethet bëhen tepër të thata.  Nëse vini re që çaji ka humbur aromën e tij karakteristike e të ndezur, atëherë me siguri vajrat esencialë kanë avulluar.

Kjo nënkupton se çajit i mungon shija dhe aroma e mirë. Nëse e zieni çajin për rreth 3 deri në 5 minuta dhe sërish aroma është tepër e zbehtë për të zgjuar shqisat tuaja, atëherë gjethet janë të vjetruara. Nëse gjethet e çajit janë të lagështa ose janë ndotur me substanca të tjera, atëherë ato do të ngjajnë të pluhurosura. Aroma e gjetheve mund të jetë si ajo e mykut. Kjo është një kambanë alarmi që çaji duhet hedhur.