Botë e Çuditshme

Njeriu me mjekrën më të gjatë në botë!

Mbajtësi i Rekordit Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë në botë, theu rekordin e tij në Kanada, kur qimet në mjekër të tij arritën në një gjatësi marramendëse prej 251.46 cm. Sarwan Singh nga Surrey, fillimisht fitoi rekordin në vitin 2008, kur mjekra e tij ishte 233.67 cm e gjatë dhe rekordi u përditësua në vitin 2010, kur u mat në 251.46 cm. Surrey është një qark ceremonial dhe jo metropolitan në Anglinë Juglindore, në jugperëndim të Londrës së Madhe.

Singh, i cili i ka rritur qimet e fytyrës që nga mosha 17-vjeçare, tani ka thyer sërish rekordin e tij. Mbajtësi i rekordeve tregoi se mjekra e tij është një simbol i besimit të tij sikh.

Kjo është diçka që është dhënë si dhuratë nga Zoti. Nuk është një arritje personale. Jam i bekuar që u zgjodha të jem personi me mjekrën më të gjatë. Të gjithë e mbajmë mjekrën dhe e rrisim atë, e krehim dhe kalojmë rutinat e përditshme, por ndihem me fat që jam unë që kam mjekrën më të gjatë.