Celebrities Gossip

Njësoj si babai, sporti që Meghan Markle dëshiron që fëmijët e saj të mësojnë!

Meghan Markle dhe Princi Harry mund të marrin fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, në edicionin e ardhshëm të Lojërave Invictus. Arsyeja? Ndoshta është një rast i mirë për të filluar mësimet mbi sportin që babai i tyre e do dhe nëna e tyre dëshiron që edhe ata ta duan: skijimin.

Meghan Markle e bëri zbulimin për bashkëpunëtorët e ngushtë gjatë  Lojërave të fundit Invictus të mbajtura në Düsseldorf të Gjermanisë. Siç tha për Mirror Bridget Bridge, gruaja e një anëtari të bordit të Invictus Games 2025, se Meghan Markle i ka treguar se ajo me të vërtetë dëshiron që fëmijët e saj ta mësojnë skijimin”.

Princi Harry ka bërë ski që kur ishte shumë i vogël, pasi nëna e tij Diana dhe babai i tij, Mbreti Charles, ishin adhurues të këtij sporti. Fotografitë e Harry-t, vëllait të tij Princit William dhe kushërirave të tij princeshave Beatrice dhe Eugenia si fëmijë nga vendpushimet e skive të Evropës janë shpërndarë gjerësisht. Prandaj, si dëshira e Meghan Markle që fëmijët të mësojnë të skijojnë, ashtu edhe pritja e Harry-t për t’i pasur pranë tyre në një event, bëjnë shumë të mundur që princat të jenë bashkë në Lojërat Invictus 2025 në Kanada.

Rikujtojmë se, Princit Harry thuhet se “i mungon jeta e tij e vjetër” dhe po pret me padurim “thirrjet nga babai dhe vëllai i tij që nuk vijnë kurrë”, pasi ai shpreson të kthehet më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar.