Gossip

Njihuni me të dashurën 10 vite më të madhe të Harry Styles!

Këngëtari i famshëm, Harry Styles dhe aktorja e njohur, Olivia Wilde duket se kanë konfirmuar romancën e tyre. Çifti u fotografua së bashku në martesën e një shoku dhe fotot po bëjnë xhiron e rrjetit. Në fotot e siguruara nga “Page Six”, ish-këngëtari i One Direction dhe aktorja e Hollywood-it ecin për dore pa u mundur të fshiheshin nga askush.

Një burim ka treguar për “E! News” se Olivia dhe Harry pas dasmës së zhvilluar në Montecito, Kaliforni, qëndruan në të njëjtin hotel. Sipas mediave të huaja, romanca e Olivia me Harry ka nisur prej pak kohësh dhe ata duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë, se këngëtari është pjesë e filmit së Olivia-s, “Don’t Worry Darling” dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar edhe më shumë. Në nëntor të vitit 2020, Olivia dhe ish-partneri, Jason Sudeikis i dhanë fund fejesës së tyre 7-vjeçare. Çifti ka dy fëmijë së bashku. Mes Wilde dhe Styles ka një diferencë të madhe moshe. Harry është 26-vjeç ndërsa Olivia 36-vjeç.

Ju si mendoni, përbën problem mosha në një lidhje dashurore?

Harry Styles and Olivia Wilde twin in Gucci at Jeff Azoff's wedding