Botë e Çuditshme Food & Drink

Nuk dini çfarë pice të porosisni?! Mjafton të tregoni për motin jashtë dhe gjithçka zgjidhet!

“Pizza Hut” po planifikon të përdorë teknologjinë AI për të rekomanduar porosi për klientët bazuar në motin në vendndodhjen e tyre. Tristan Burns, kreu global i analitikës i “Pizza Hut Digital Ventures” tha në një intervistë për “VentureBeat” se:

Sipas mediave të huaja, zinxhiri i restoranteve po ndërton teknologjinë e vet të inteligjencës artificiale për të kuptuar më shumë rreth asaj që duan klientët.

Megjithatë, Burns shprehu se Pizza Hut ishte në fazat e hershme të zhvillimit të teknologjisë duke mos dhënë shumë detaje rreth asaj se si do të ndikonte në rekomandimet ndaj klientëve. Ndryshe, zinxhirët e tjerë të restoranteve kanë investuar në teknologjinë AI vitet e fundit, për arsye të ndryshme. Për shembull, në vitin 2019 McDonald’s bleu teknologjinë e njohjes së zërit AI Apprente “për të përshpejtuar porositë”.

Rikujtojmë, se një lloj i ri “kuzhinierësh” po bëjnë bujë në skenën e restoranteve parisiene në lagjen Beaubourg të kryeqytetit francez. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për restorante si piceria e re ‘Pazzi’ e cila është e pajisur tërësisht nga robotë, nga marrja e porosive, përgatitja e brumit, deri tek vendosja e picave në kuti.

Ndërkaq, pët të gjithë amvisat ne ju themi të ndiqni 5 rregullat e arta që ju duhen për të fituar shpejt recetën e picës perfekte. Përgatitja e picës në shtëpi nuk është thjesht një proces gatimi, por edhe një eksperiencë e kënaqshme në të cilën mund të përfshihet e gjithë familja. Me këshillat e duhura ju mund të arrini shpejt në përgatitjen e picës perfekte të restorantit në shtëpitë tuaja.