Celebrities Gossip Showbiz

Nuk dini se çfarë të lexoni gjatë sezonit veror?! Miliarderi Bill Gates vjen me disa sugjerime për ju!

Njeriu i katërt më i pasur në botë Bill Gates ka dhënë sugjerimet e tij se çfarë të lexoni gjatë sezonit veror. Por, këtë vit, ai shtoi një serial të Netflix dhe një listë me këngë. “Unë rekomandoj vetëm dy libra dhe disa gjëra të tjera që më pëlqejnë kohët e fundit. Është një serial, i cili është realizuar në Danimarkë dhe disa këngë që kam dëgjuar”,shkroi Gates.

1.Gabrielle Zevin: Tomorrow, and Tomorrow, and Tomorrow

Ky roman është një nga librat më të vlerësuar të vitit 2022. Gates shkruan se ka në qendër dy miq që ndërtojnë së bashku një kompani videolojërash. “Unë mund të identifikohem me romanin sepse më kujtoi marrëdhënien time me Paul Allen dhe punën tonë së bashku në Microsoft”,-zbulon Gates.

2.Howard French: Born in Blackness

Gates thotë se ka mësuar shumë nga ky libër, në të cilin autori riformëson historinë e botës moderne me historinë afrikane.

3.Seriali Borgen

67-vjeçari thotë se i pëlqente seriali Borgen, i cili ka të bëjë me një politikan të trilluar danez, i cili bëhet kryeministri i parë i vendit të saj.

Më në fund, Gates publikoi një listë të këngëve që mund të dëgjohen edhe në Spotify. Ndër 34 artistët që ai përzgjodhi janë Nat King Cole, Adele, Barbra Streisand, Alicia Keys, Enrique Iglesias, Maroon 5 dhe shumë të tjerë. “Këto ditë më pëlqen të mësoj për këngë dhe artistë të rinj. Marr rekomandime nga fëmijët e mi, të cilët kanë shije të shkëlqyer”,-tha ai.