Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni se me cilin reper do të sjellë bashkëpunimin e parë për këtë verë Gjiko!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Së bashku me partneren e tij, Elita Rudi gjithmonë kanë arritur të jenë në vëmendjen e mediave.

Artisti shpesh poston foto dhe video nga jeta e tij e përditshme, por padyshim pa lënë anash dhe anën artistik e karrierën e tij. Ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij, bashkëpunimin e parë që do të publikojë për këtë verë. Me anë të një video ku shfaqet krah reperit të njohur Buta, artisti ka treguar titullin e duetit mes tyre dhe datën e publikimit.

‘Manuali’, 04/06/2023

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri po e shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Reperi na ka zbuluar se aktualisht ndodhet në dietë dhe ushqehet në porcione shumë të vogla si ato të fëmijëve. E duket se përpjekjet e tij duke u ushqyer shëndetshëm ia kanë arritur qëllimit, pasi na zbuloi se ka humbur disa kilogramë në një kohë kaq të shkurtër.