Celebrities Gossip Showbiz

‘Nuk e gjeta veten si aktore, më mirë do të ishte prezantuese’, Lei Kraja zbulon të vërtetën mbi largimin nga Portokalli

Lei Kraja është një prezantuese jo pak e njohur e televizionit tonë. Së fundmi ajo eksperimentoi edhe si aktore në programin më të përfolur të humorit ‘Portokalli’, eksperiencë e cila nuk zgjati shumë.

Lei nuk para del në emisione televizive, por e ftuar së fundmi në një intervistë, prezantuesja bukuroshe ka treguar disa detaje për jetën e saj private dhe arsyen e largimit nga ‘Portokalli’.

Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten.

Megjithatë, Lei u shpreh se mundet ta marrë në konsideratë rikthimin në ‘Portokalli’ nëse i ofrohet një tjetër rol në aktrim apo mundësi bashkëprezantimi me Salsanon dhe Fjoralbën.

Nëse do kisha ndonjë rol tjetër, do të isha kthyer, por jo në atë. Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po. Por, nuk varet nga unë.

Prezantuesja gjithashtu vlerësoi përzgjedhjen e Fjoralbës në ‘Portokalli’.

Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë? Pas audicioneve, u zgjodh Fjoralba, e cila ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur.

Kujtojmë se, së fundmi prezantuesja habiti me deklaratën e saj të guximshme ku pranoi publikisht se përdor photoshop në fotot e saj. Ajo gjithashtu u hodhi një ‘thumb’ kolegeve të saj,duke u shprehur se cila nga ato thotë nuk përdor gënjen.

Ndërkaq, ajo ka treguar se e ka të vështirë të gjejë një të dashur në Shqipëri pasi djemtë tanë shpeshherë sillen çuditshëm dhe jo gjithmonë ajo arrin t’i kuptojë qëllimet e tyre.