Në një intervistë në Ftesë në 5, moderatorja Lei Kraja ka hapur zemrën dhe ka treguar shumëçka nga viti i saj 2025.
E prekur dhe mes lotësh, Lei tregoi se ka pasur probleme me shëndetin e saj, një moment që e ka bërë të reflektojë shumë dhe te jetë mirënjohëse për jetën.
Me tej Lei foli edhe për dëshirat e vitit 2026 ku ëndërron një dasmë dhe një fëmijë.
E ngacmuar nga Bieta rreth deklaratës për të pasur një fëmijë me Arbër Çepanin, ku ajo u shpreh se:
Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim. E kam kështu në mendje, Arbër nëse më dëgjon…
Lei pohoi se ishte në formë miqësore. Megjithatë moderatorja shtoi se e uron një shtatzëni.