Gossip Showbiz

Lei Kraja përdor photoshop në fotot e saj dhe e pranon me krenari këtë fakt!

Ajo është një nga vajzat më simpatike dhe më të ëmbla të ekranit. Bëhet fjalë për modelen Lei Kraja e cila së fundmi gjatë një bisede virtuale më ndjekësit e saj në Instagram, është pyetur nëse përdor photoshop në fotot e saj. Nuk do ta besoni por Lei ka dhënë përgjigjen më epike të mundshme.

Duh sigurisht që po. Kush thotë ndryshe gënjen.

Po ju do kishit të njëjtin guxim si Lei?!

Rikujtojmë, se modelja bukuroshe përveç moderimit i është përkushtuar dhe aktrimit pasi e kemi parë si pjesë të stafit të “Portokalli” në sezonin e ri të këtij spektakli.

Lei Kraja para pak kohësh ka qenë e ftuar në emisionin “Soiree” në “Top Channel” për të folur mbi ëndrrën amerikane. Bukuroshja foli për jetën e saj në California dhe vendimin për tu shkëputur nga familja për të qenë e pavarur.

Ndërkaq, ajo ka treguar se e ka të vështirë të gjejë një të dashur në Shqipëri pasi djemtë tanë shpeshherë sillen çuditshëm dhe jo gjithmonë ajo arrin t’i kuptojë qëllimet e tyre.