Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Nuk e urrej por thjesht nuk e duroj dot…”/Zhaklina Gjolla ka një mendim për Olta Gixharin!

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Zhaklina Gjolla. Gazetarja e njohur nuk arriti dot që ta vazhdonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse vendosi që të ndërpriste eksperiencën e saj dhe të largohej.

Ajo i ka dhënë një përgjigje edhe pyetjeve dhe komenteve të ndryshme që qarkullojnë në mediat online për të dhe raportin që ajo ka me Olta Gixharin.

Gjëra nga më të çuditshmet sidomos këto që më fusin mes motrave. Unë Oltën nuk e njihja fare. Jo nuk kam parë asnjëherë asgjë. Kam parë vetëm një film që luan Kastro Zizo. Nuk e kisha parë kurrë, tani mendoj që nuk është artiste fare që të kuptohemi. Kisha një ide parasysh që e kam dëgjuar kaq shpesh dhe e kam parë gjithandej duhet të ketë një lloj arti brenda vetes por nuk e pashë asgjëkundi. Nuk e urrej por thjesht nuk e duroj dot, thjeshtë nuk e dua vërdallë. Nuk do të ishte kurrë një njeri që unë do ta intervistoja apo do ta ftoja në emisionet e mia.

Por çfarë mendimi ka Zhaklina për Luiz Ejllin?

Luizi për mua ishte një nga njerëzit më të vërtetë. Nëse po flisnim për Oltën deri tani që bën show, kjo ishte ideja që ajo e kishte parë ku e kishin lënë Iliri me Donaldin vjet dhe donte ta vazhdonte me mua atje ku e lanë ata të dy, kështu mendoj unë. Nuk jam tipi që jetën time ta shtrembëroj deri në atë farë pike për show. Luizi nuk më dukej kështu. Mendoj që ai e kapi më shpejt se unë lojën. Nuk është se Luizi është më i mirë sepse ai u bë krahë me Oltën në fillim kështu që unë nuk mund të them që është ndryshe nga të gjithë të tjerët. Është më pozitiv, goxha solar.

Luzi ia tha vetëm Kiarës sëmundjen dhe publikut, pra loja e tij në këtë moment të jetës ishte vetëm me Kiarën dhe publikun. Në ‘Prime’ kjo gjëja u tregohet të gjithë banorëve të tjerë dhe të gjithë një javë e dënuan që pse na gënjeve neve. Pse e bënë këta të gjithë këtë kundër Luizit? Vetëm sepse mendonin që publiku po e dënon Luizin për këtë gënjeshtër që ka bërë, ne që të bëhemi palë me publikun e dënojmë nga brenda shtëpisë.