Gossip Showbiz

“Nuk është më një sfidë për mua”, Ellen DeGeneres i jep lamtumirën emisionit të saj?!

Më 12 maj, u njoftua se komediania Ellen DeGeneres do të përfundonte emisionin e saj super të famshëm “The Ellen DeGeneres Show” pas dy dekadash në 2022, pas 19 sezonesh dhe më shumë se 3,000 episodeve. Gjatë gjithë kësaj kohë shfaqja ka mirëpritur mijëra të ftuar.

DeGeneres zbuloi për “Hollywood Reporter” se sezoni i ardhshëm i 19-të i “Ellen DeGeneres Show” do të jetë i fundit. Ndërkaq ajo tha:

Kur ju jeni një person krijues, ju duhet vazhdimisht të sfidoheni dhe sado e mrekullueshme është kjo shfaqje, aq edhe argëtuese, nuk është më një sfidë.

Një burim ka treguar për “Daily Mail” gjithashtu se Ellen nuk dëshiron më ta vazhdojë programin pasi i ka ardhur në majë të hundës me gjithçka. Ajo ka premtuar se do të bëjë edhe një sezon tjetër pas këtij dhe do e përfundojë në fund të 2021/2022, në sezonin e 19-të. Burimi u shpreh se:

Shikimet kanë rënë dhe kanë qenë vërtetë të tmerrshme këtë vit dhe Ellen e di se koha e saj ka përfunduar.

Moderatorja u përfshi muaj më parë në një skandal të madh, pasi punonjësit e saj e akuzuan për keqtrajtim në punë. Më pas u tha se ajo hoqi dorë nga drejtimi i “The Ellen Show” por duket se u rikthye përsëri.

Rikujtojmë, se Mariah Carey e cila ka qenë e ftuar 5 herë përgjatë viteve në “The Ellen Show” ka dhënë një intervistë ku ka treguar për eksperiencat e saj të këqija me Ellen.

Së fundmi gjithashtu, Ellen DeGeneres ka zbuluar se ajo po jeton me ish-yllin e “Friends” Courteney Cox, pasi shiti shtëpinë në Beverly Hills që jeton me gruan, Portia de Rossi.