Celebrities Showbiz

Nuk ka më vend për dyshime, konfirmohet lidhja mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson!

Më në fund Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Në një paraqitje publike, Kim, 41 vjeçe dhe Pete, 28, u panë të kapur për dore ndërsa festonin ditëlindjen e tij në Palm Springs, Kaliforni. As Kim dhe as Pete nuk mund të fshihnin buzëqeshjet e tyre teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës në vlerë prej 12 milionë dollarësh të mamasë së saj Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë pak dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se thjesht miqësi.

Pete është partneri i parë romantik për Kim që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti. Një burim i afërt me Kim tha ekskluzivisht për “DailyMail” së fundmi se Pete është shumë i dhënë pas saj.

Ai është jashtëzakonisht flirtues. Ai po e bën të qartë se e pëlqen atë. Pete definitivisht nuk po qëndron i përmbajtur apo nuk është i turpëruar, ai thjesht do ta bëjë këtë. Dhe duket se asaj i pëlqen vëmendja. Është mirë ta shohësh të lumtur.

Thashethemet për një romancë të mundshme filluan për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skeçi në fillim të tetorit, ku ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai portretizonte Aladdin. Javë më vonë, ajo u pa në “Knott’s Berry Farm” në Buena Park, Kaliforni për ngjarjen vjetore të Halloween-it të me një grup miqsh, duke përfshirë Pete-n, motrën e saj Kourtney dhe të fejuarin e ri të Kourtney-t, Travis Barker.

Pete dhe Kim thuhet se shijuan një darkë private në “Campania” në Staten Island në fillim të këtij muaji, e ndjekur nga një shëtitje grupore në klubin “Zero Bond” natën e ardhshme. Çifti thuhet se kanë qenë vetëm gjatë gjithë kohës, me sigurimin privat që qëndronte jashtë lokalit ku ata ishin.