Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Nuk ka qenë pak e kritikuar në rrjet, Einxhel Shkira reagon ashpër ndaj komenteve ofenduese!

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera.

Shpesh me karakterin e saj të drejtpërdrejt Einxhel bën bujë me deklaratat e saj si në rrjete sociale ashtu edhe në ato televizive. Ashtu si kanë shkaktuar shumë ‘zhurmë’ edhe postimet e fundit të saj në ‘Instastory’, ku moderatorja duket shumë e revoltuar dhe është shprehur rreth disa lajmeve të postuara së fundmi në portale rreth linjave trupore të Georgina Rodriguez në fotografitë e fundit të kapura nga paparacit, ku sipas saj e kanë bullizuar pa të drejtë.

Duke marrë shkas nga ky rast, Einxhel ka reaguar ashpër në ‘Instastory’ edhe ndaj ofenduesve në rrjete sociale, duke zbuluar kështu publikisht edhe disa prej tyre.

Kujtojmë se së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’. Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë. Pa dashur të nxitohemi, urojmë që ky lajm kaq i bukur të jetë i vërtetë dhe bukuroshja të na e konfirmojë.