Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kam kohë për ty zemër”, Rina ka disa fjalë për…

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar në Instastory një shprehje që na duket më shumë si një dedikim edhe pse nuk dihet se kujt i drejtohet artistja.

Nuk kam kohë për ty, ti e di shumë mirë zemër

Një partner i ri në jetën e saj apo dedikim për SinBoy këtë nuk e dimë ende, por na mbetet të presim dhe pak për ta zbuluar…

Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Por, para se të krijonte të tilla këngë, e mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak ditë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.