Celebrities link in bio Live From Tirana Showbiz

“Nuk më ka uruar…”/Gigliola Haveriku flet për herë të parë rreth shtatzënisë dhe zbulon gjininë e bebit!

Sot në emisionin ‘Live From Tirana’ ishte e ftuar këngëtarja e njohur Gigliola Haveriku. Ajo foli rreth periudhës së shtatzënisë dhe projekteve muzikore. Gigliola e nisi duke thënë:

Unë sot kam ardhur 2 persona. Jam 8 muaj e 2 javëshe shtatzënë, çdo gjë është e vështirësuar për mua këtë periudhë, të flesh gjumë është e vështirë, të hash është vështirë. Fëmija që po pres është vajzë dhe shpresoj të jetë Bricjap.

Si ia tregove partnerit tënd kur e mësove lajmin e shtatzënisë?

Në fakt ai ishte duke prerë patate kur ia vura testin në tavolinë dhe kujtoi se ishte tampon Covidi. I thashë jo zemër se nuk është tampon Covid-i, do bëhemi prindër!

Ndërkaq, spikeri Eni Shehu i pohon këngëtares se një gjinekolog ka thënë se nëse foshnja është vajzë, kënaqesinë më të madhe e ka pasur femra gjatë marrëdhënies seksuale kur është ngjizur fëmija. A është e vërtetë në rastin tënd?

Kështu duhet të ketë qenë mesa mbaj mend unë. (qesh)

Ke menduar nje emër për vajzën?

Nuk e di nëse është keq ta them por kemi menduar Izabel dhe Iza shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël nëse do kisha një vajzë. Gjyshja mezi po pret dhe i them se më duket sikur po ta bëj ty gocën dhe jo vetes.

Kujt do doje që t’i ngjasonte fëmija?

Sytë i dua blu si të partnerit, një vajzë bjonde me sy blu kush nuk do ta donte sepse dhe unë vetë jam bjonde dhe pse i kam lyer flokët.

Gigliola flet pak rreth projekteve të saja muzikore:

Të gjithë kanë pritur të shkruaj këngë e të kisha kreativitet këtë periudhë por në fakt, kam bërë një projekt që nuk dua ta zbuloj tani por do të jetë i natyrës informative dhe televizive. Në momentin që do e kem në krahë vajzën do i kushtoj një këngë. Ndërkohë kam realizuar një cover me çunat e band-it.

Dje ke pasur ditëlindjen apo jo?

Po, dje kam pasur ditëlindjen dhe kam mbushur 31-vjeçe.

A të ka uruar gabimi i të kaluarës?

Jo nuk më ka uruar, as unë nuk e kam uruar por gjithsesi nuk dua ta përmend më sepse dhe ai është shumë i rezervuar.