Film & Tv

Nuk mungojnë batutat gjatë fjalimit të Luiz Ejllit, ja pyetja që e la atë pa fjalë…

Suksesi i filmit “Në kuadër të dashurisë” nuk ndalet! Mbrëmjen e 26 Tetorit, filmi është drejtuar në Shkup, në Maqedoninë e Veriut. Në kinema Cineplexx u mbajt premiera e filmit aq shumë të pritur nga publiku.

Të shumtë ishin fansat që ishin aty për të pritur yjet e “Në kuadër të dashurisë”, personazhet më të dashur të momentit. Një pritje mjaft e zjarrtë u rezervua në tapetin e kuq në Cineplexx, ku yjet tanë u pritën mes brohorimash nga publiku. Të pranishëm në premierën e filmit në Shkup ishin dy yjet, Luiz Ejlli dhe Ylber Bardhi, të cilët u rrethuan nga fansat e tyre, duke bërë fotografi dhe duke dhënë autografe.

“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media më herët ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.