Film & Tv

Filmi që mezi e keni pritur, “Në Kuadër të Dashurisë”, të premten ora 21:00 vetëm në Top Channel!

“Në Kuadër të Dashurisë”, ishte filmi i parë i prodhuar nga Top Media, realizimi i parë i Top Channel Films. Ky projekt bëri bashkë disa nga aktorët më profesionistë dhe personazhet më në zë të momentit dhe arriti që të korrë një sukses të jashtëzakonshëm.

“Në Kuadër të Dashurisë” theu çdo rekord shikueshmërie, shitje biletash, impakt tek publiku dhe solli padyshim një frymë të re dhe inovatore në kinematografinë e sotme shqiptare. Tani një lajm i mirë vjen për të gjithë ju dashamirësit e filmit. “Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet për publikun në ekranin e Top Channel, ditën e premte, ora 21:00. Mos e humbisni!