Celebrities Gossip Showbiz

Nuk po gjen qetësi, Lizzo paditet sërish…

Mesa duket artistja e njohur Lizzo nuk po gjen qetësi, ajo është paditur sërish për një mjedis pune toksik. Padia vjen më pak se dy muaj pasi tre kërcimtare paditën fituesen e Grammy-t për ngacmim seksual. Në padinë e fundit të siguruar nga Page Six, Asha Daniels, e cila u punësua për të punuar në departamentin e veshjeve të Lizzo-s për turneun e vitit 2023, pretendon se ajo u abuzua verbalisht dhe fizikisht nga menaxherja e saj, Amanda Nomura.

Menaxherja e garderobës supozohet se do i ofendonte punonjëset përfshirë Daniels nëse nuk do të ishte në gjendje të gjente ilaçet e saj, sipas padisë. Nomura dyshohet se iu referua hapur grave me ngjyrë si “memece”, “të padobishme” dhe “të trasha” – pavarësisht se punonte për Lizzo, e cila është vetë një grua me ngjyrë. Daniels zbuloi gjithashtu se artistja dhe stafi i kompanisë së prodhimit të këngëtarit “About Damn Time”, Big Grrrl Big Touring, Inc. (BGBT), ishin në dijeni të sjelljes së Nomura-s.

Pas lajmit zëdhënësi i Lizzo-s Stefan Friedman i është pëgjigjur padisë në një deklaratë sërish për Page Six:

Teksa Lizzo merr një çmim humanitar sonte nga Black Music Action Coalition për punën e jashtëzakonshme bamirëse që ajo ka bërë për të ngritur lart të gjithë njerëzit, një avokate përpiqet ta sulmojë atë duke rekrutuar dikë për të ngritur një padi false, absurde për marifete publicitare.