Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara. Beati i ka drejtuar pyetje Kristit se si i duket zgjedhja që Olta bëri në ‘Prime-in’ e djeshëm, ku dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Bledin.
Mendoj që Bledi ka bërë lojën e duhur dhe mendoj që Olta ka zgjedhur 2 problematikët që ka brenda shtëpisë për lojën e saj dhe vuri dhe Kiarën si dëm koratelar sepse po të iki Kiara, Luizi do humbi veten …nuk dihet është pak bixhoz…