Celebrities Ndryshe Showbiz

Olta Gixhari flet për BBVIP 3, pritjen e ëmbël dhe zbulon politikanen më seksi në Shqipëri…

E ftuar në mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Ndryshe’ në Top Albania Radio, ishte aktorja dhe ish konkurrentja e BBVIP 2, Olta Gixhari. Ajo foli për shtatzëninë e saj, Big Brother Vip, filmin në Kuadër të Dashurisë dhe jo vetëm. Ajo e nisi intervistën duke folur fillimisht për pritjen e saj të ëmbël duke thënë:

Shtatzënia e dytë po më duket më e lodhshme se e para, ndoshta edhe prej moshës. Ende nuk e kam zbuluar gjininë e fëmijës sepse dua t´i bëj një festë. 

Dorin e doje më shumë te shtatzënia e parë apo e dytë?

Te e para e doja më shumë. (qesh)

Cila është gjëja që të bezdis më shumë te bashkëshorti i yt?

Asgjë, shyqyr zotit.

Çfarë mendimi ka Dori për njerëzit që të shkruajnë dhe të flasin në rrugë?

Dori është shumë indiferent ndaj këtyre gjërave, ka një natyrë si “gjerman“ dhe nuk e destabilizojnë lehtë mendimet dhe opinionet. Meqë jemi këtu, dua të bëj një falenderim shumë të veçantë për bashkëshortin tim sepse ka kaluar një “dallgë“ shumë të vështirë kur unë kam qënë brenda në shtëpinë e Big Brother Vip. Kur e mendoj se sa në pozicion të vështirë ka qënë, më vjen edhe për të qarë. Për mua është hero, sinqerisht është heroi im sepse ka tejkaluar dhe superuar komente, supozime të shëmtuara kundrejt meje dhe familjes tonë që janë gënjeshtra dhe të turpshme. Atë “dallgë“ që ai ka kaluar, nuk ma ka transmetuar dhe nuk më është ankuar kurrë kur unë kam dalë, vetëm ma kanë thënë të tjerët.

Si t´u duk eksperienca në BB VIP dhe Dancing with The Stars, si ka ndryshuar jeta jote pas këtyre eskperiencave?

I shijova jashtëzakonisht shumë, Top Channel i qan spektaklet, gjithashtu e qau edhe filmin. Unë kam qenë gjithmonë njeri i spektaklit dhe këto eksperienca më kanë bërë që të qëndrojë më shumë në Shqipëri.

E pyetur nëse ajo e kishte parë filmin 5 Herë Jo dhe nëse mund të bënte një krahasim me filmin Në Kuadër të Dashurisë, aktorja komentoi:

Po e kam parë filmin 5 Herë Jo por nuk krahasohen pasi janë komplet dy gjëra të ndryshme. Ajo që mund të them ishte se të dy filmat ishin me“ajër të freskët“ dhe me histori interesante. 

Si të duket ky BBVIP, mendon se ky kast është më i mirë se ai i vjetshmi?

I kam ndjekur emisionet në netët prime, thonë që ky kast është më i mirë se ai vjetshmi dhe mendoj se dhe kasti i vitit tjetër do të jetë më i mirë se ai këtij viti. Unë do të doja ta provoja përsëri si eksperiencë. 

E pyetur se kush është politikani apo politikania më seksi në Shqipëri sipas Olta Gixharit, aktorja tha:

Ori Nebijaj! Ori është një yll.