Bota

Armëpushimi SHBA-Iran në rrezik/ Teherani: Do të mbyllim Hormuzin, marrëveshja me Libanin është shkelur!

Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya i Iranit ka deklaruar se se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit për trafikun e anijeve, duke përmendur atë që e quajti dështim të SHBA-së për të zbatuar klauzolën e parë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Me shkelje të marrëveshjes, Irani i referohet dhe sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit, ndërsa u deklarua se  mbyllja ishte “hapi i parë” në përgjigjen e Iranit ndaj asaj që e quajti shkelje të angazhimeve nga ana e armikut, duke paralajmëruar marrjen e të tjerave masave në rast se sulmet do të vijojnë.

“Duke marrë parasysh shkeljen e qartë të angazhimeve dhe shkeljen e paktit nga Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh dështimin për të zbatuar pikën e parë të marrëveshjes së përfundimit të luftës, dhe në përgjigje të shkeljes së pandërprerë dhe të vazhdueshme të armëpushimit në Libanin jugor nga regjimi sionist, masakrën dhe shkatërrimin e pamëshirshëm të qindra mijëra njerëzve të shtypur të kësaj toke, si dhe dështimin e forcave pushtuese sioniste për t’u tërhequr nga territoret e Libanit jugor, Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për anijet”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE: Zelensky paralajmëron Bjellorusinë: Hiqni pajisjet sinjalizuese që Rusia i përdor për sulme

Theksojmë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian firmosën memorandumin e mirëkuptimit të paqes mes dy vendeve 2 ditë më parë.

LEXO EDHE: Sanchez dhe Macron kundër kampeve për emigrantët në vende të treta: Janë kundër vlerave europiane!