Celebrities Film & Tv

“Oscars 2023”, gjithçka që duhet të dini!

Nata më e madhe në kalendarin e sezonit të çmimeve, Oscars 2023 do të bashkojë emrat më të njohur të Hollivudit për një mbrëmje me statuja, fjalime dhe ndoshta, disa drama. Nga nominimet e dukshme deri tek moda në tapetin e kuq që duhet të presim me padurim, këtu është gjithçka që duhet të dini.

Kush është nominuar për Oscar 2023?

Nominimet për çmimet e 95-ta të Akademisë u shpallën më 24 janar nga Riz Ahmed dhe Allison Williams. Duke shënuar më së shumti nominime, hiti i Dan Kwan dhe Daniel Scheinert mblodhi 11 nominime, me njohje në kategoritë e aktrimit, si dhe një nominim të përbashkët për regjisorin më të mirë. Ajo u pasua nga afër nga komedia e zezë e Martin McDonagh, “The Banshees of Inisherin” dhe epika e luftës e Edward Berger, “All Quiet on the Western Front”. Të tre përfshihen në garën për filmin më të mirë, së bashku me “Avatar: The Way Of Water”, Elvis, The Fabelmans, Tár, Top Gun: Maverick, Triangle of Sadness dhe Women Talking.

Lista e ngushtë e aktores kryesore ka tërhequr kritika për disa mospërfillje të dukshme (duke përfshirë Viola Davis dhe Danielle Deadwyler), me Cate Blanchett (Tár), Ana de Armas (Bonde), Andrea Riseborough (To Leslie), Michelle Williams (The Fabelmans) dhe Michelle Yeoh, të gjitha në garë. Nëse Yeoh, e cila ishte e suksesshme në Golden Globes së fundmi, e merr këtë çmim, ajo do të bëhet aktorja e parë aziatike që e fiton këtë në historinë e Academy Awards. Gjithashtu e dukshme është mungesa e ndonjë kandidateje femër në listën e regjisorit më të mirë të këtij viti, me të nominuarat e shumë spekuluara Gina Prince-Bythewood (The Woman King) dhe Sarah Polley (Women Talking) të dyja të anashkaluara. Ndërkohë, duke u njohur në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor, Angela Bassett (Black Panther: Wakanda Forever) ka marrë nominimin e dytë për Oscar dhe nominimin e parë për aktrim për ekskluzivitetin Marvel.

Si është moda në Oscar?

Stili është sigurisht një pjesë e madhe dhe e rëndësishme në Oscar dhe ka pasur një sërë momentesh të dukshme të modës gjatë gjithë historisë së tij. Në ceremoninë e vitit të kaluar, Zoë Kravitz dukej mahnitëse me një fustan rozë Saint Laurent dhe taka Manolo Blahnik, me stil që të kujtonte Audrey Hepburn në vitet ’50. Një nga fustanet më të shquar në histori, megjithatë, shkon për Halle Berry, e cila, në vitin 2002, veshi një fustan pjesërisht të tejdukshëm, të qëndisur me lule Elie Saab në natën kur ajo u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që fitoi një çmim Oscar për aktoren më të mirë.

Kur, ku dhe si do të zhvillohen ‘Oscars 2023’?

Ceremonia do të zhvillohet më 12 mars në vendin e saj të zakonshëm të Teatrit Dolby në Hollywood. Do të drejtohet nga Jimmy Kimmel, i cili rikthehet për herë të tretë. Siç është bërë zakon, pritet që performancat të vijnë nga të nominuarit për këngën më të mirë origjinale (ceremonia e 2022-s kishte Beyoncé dhe Billie Eilish) . Nëse është kështu, viti 2023 mund të shohë të nominuara Rihanna (me Lift Me Up nga Black Panther: Wakanda Forever) dhe Lady Gaga (me Hold My Hand nga Top Gun: Maverick) të dalin në skenë.

Duke përmbysur një vendim që shkaktoi polemika në ngjarjen e vitit 2022, ku tetë kategori u shkëputën nga transmetimi kryesor, Bill Kramer, CEO i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, ka konfirmuar se të gjitha 23 kategoritë do të transmetohen në televizion. “Ne jemi të përkushtuar të kemi një shfaqje që feston artizanët, artet dhe shkencat dhe natyrën bashkëpunuese të krijimit të filmave,”-tha ai për Variety.

Çfarë ndodhi në Oscar 2022?

Momenti përcaktues i Oscars 2022 ishte Will Smith duke goditur me shuplakë Chris Rock në skenë pasi komediani bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Will Smith fitoi çmimin si aktori më i mirë gjatë natës. Ndërsa kjo ishte pika e diskutimit pati disa fitore të dukshme dhe historike gjetkë. Ariana DeBose u bë gruaja e parë me ngjyrë, që fitoi një çmim Oscar, duke marrë në shtëpi çmimin ‘Aktoren më e mirë’ në rol dytësor për performancën e saj elektrizuese në West Side Story. Jane Campion fitoi regjisorin më të mirë për The Power of the Dog, duke u bërë gruaja e tretë që fiton ndonjëherë në këtë kategori, ndërsa shkrimtarja dhe regjisorja Sian Heder u vlerësua për skenarin më të mirë të adaptuar për dramën Coda e cila gjithashtu fitoi filmin më të mirë, çmimin më prestigjioz të natës. Billie Eilish dhe Finneas u njohën për këngën e tyre më të mirë origjinale, No Time To Die. Jessica Chastain, e cila u shpall aktorja më e mirë për filmin The Eyes of Tammy Faye, mbajti fjalimin më emocionues në mbështetje të të drejtave të LGBTQ+.