Celebrities Gossip Showbiz

Ozuna shtrohet në spital dhe fansat e tij janë të alarmuar!

Këngëtari i njohur i shumë hiteve Ozuna ka kaluar orët e para të së premtes në një gjendje të qëndrueshme në shtëpi pasi u shtrua në një spital në San Juan për shkak të lodhjes fizike, sipas përfaqësuesit të tij Vicente Saavedra. Në një deklaratë me shkrim përfaqësuesi i tij bëri me dije disa detaje:

Artisti mori kujdes e duhur mjekësor dje për shkak të lodhjes së tij të tepërt fizike.

Ozuna u pa duke hyrë në një spital në kryeqytetin San Juan mjaft i shqetësuar, i pafuqishëm dhe nuk arrinte dot të mbante ekulibrin sipas mediave lokale.

Artisti i talentuar, i cili mbërriti në spital me disa anëtarë të ekipit të tij të sigurisë, u trajtua dhe u dërgua në një karrige me rrota në një dhomë private. Përfaqësuesi i tij shtoi se:

Fatmirësisht ai është në gjendje të stabilizuar në shtëpi. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe dashurinë për Ozunën.

Rikjutojmë se para disa muajsh, ylli i muzikës pop Shakira publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ozuna. “Monotonia” brenda pak orësh ka arritur miliona klikime. Kjo këngë duket se i është dedikuar ish-it të Shakira-s, Gerard Pique pasi teksti përshtatet dhe artistja shfaqet në klip duke qarë. Mund të themi se bashkëpunimi i të dy artistëve sigurisht që rezultoi një sukses i vërtetë.