Botë e Çuditshme Gossip Health & Beauty

Paguan sa “qimet e kokës” për t’u dukur si Barbie, modelja pendohet dhe merr këtë vendim!

“Kam harruar si dukej fytyra ime natyrale”. 21-vjecarja Candice Kloss pagoi mijëra dollarë që të dukej si një kukull Barbie, por tani është penduar shumë për këto operacionet plastike. Modelja e filloi vetëm me pak fillera në buzë dhe në mollëza përpara dy vjetësh. Pas kësaj, e shtoi dozën si pa kuptuar dhe tani, thotë se ndërhyrjet e shumta e kanë bërë të duket më e vjetër nga sa është në të vërtetë.

E reja shpenzoi mbi 15.000 dollarë për look-un që dëshironte, por tani thotë se duket shumë “fallso”. Candice thotë se e ëma është shumë e lehtësuar që ajo vendosi të hiqte dorë nga ndërhyrjet kozmetike.

Nënës time nuk i pëlqejnë fillerat. Babai është indidiferent, u mësua kështu me mua.

Modelja ndërkohë ende nuk ka hequr dorë nga ‘extentions’ të flokëve dhe rituali i makiazhit të rëndë, që zgjat të paktën 45 minuta.

Rikujtojmë se një modele në Instagram ka ndarë së fundmi me mediat problemet që ajo po has me të qenit me të vërtetë shumë e bukur. Veronika Rajek nga Sllovakia pretendon se profili i saj në Instagram fshihet vazhdimisht sepse ndjekësit raportojnë se është false, duke e arsyetuar se ajo është shumë e bukur për të ekzistuar.

Shumë ndjekës të tjerë e akuzojnë ish-finalisten e Miss Sllovakia 2016 se ka kryer shumë operacione plastike, gjë që ajo këmbëngul se nuk është e vërtetë.

Njerëzit as nuk besojnë se unë ekzistoj. Është shumë diskriminuese që gratë e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë dhe unë nuk mundem. Unë e quaj veten alien pasi njerëzit nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam një robot ose një mashtrim në internet.