Celebrities Gossip Showbiz

Pak pasi u bë baba, Robert De Niro ndan foton e parë dhe zbulon emrin e vajzës së tij të porsalindur!

Aktori i njohur i Hollywood-it, Robert De Niro, u bë së fundmi baba për herë të shtatë. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesi i 79-vjeçarit në një prononcim për mediat e huaja, por nuk e tregoi emrin e as gjininë e të porsalindurit. Ndërkaq, së fundmi ylli i Hollywood-it ka vendosur t’ia prezantojë të gjithë botës vogëlushen e tij. Emri i vajzës është Gia Virginia Chen De Niro, një fryt dashurie me të dashurën Tiffany Chen.

Një burim ka shprehur se tha se çifti është “mbi re” për anëtaren më të re të familjes. Rikujtojmë, se ylli i “Taxi Driver” u bë baba për herë të parë në vitin 1971 kur me gruan e atëhershme Diahnne Abbott sollën në jetë vajzën Drena, tashmë 51 vjeçe. Çifti i dikurshëm janë prindër edhe të djalit Raphael, 46 vjeç. De Niro ka djemtë binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish-të dashurën Toukie Smith, si edhe djalin Elliot 25 vjeç dhe vajzën Helen 11 vjeçe me ish-bashkëshorten Grace Hightower.