Food & Drink Health & Beauty

Para se të shkoni në palestër, pini kafe njëherë! Zbuloni përse!

Diçka që duhet ta dini është se kafeina ju ndihmon për të stimuluar prodhimin e energjisë dhe e zgjat qëndrueshmërinë tuaj, por mos harroni që nuk duhet ta teproni me të.
Një studim i bërë i një shoqate Britanike të Adhuruesve të Kafesë, ka treguar se kafeja e përshpejton metabolizmin dhe është një pijë perfekte për para stërvitjes pasi shanset për t’u lodhur shpejt zvogëlohen.

Sipas tyre, për të patur një performancë të mirë dhe që stërvitja të jetë më intensive dhe e gjatë, duhet të konsumoni dy filxhanë me kafe para se ta nisni atë pasi do t’ju rrisë qëndrueshmërinë me 30%.
Kujdes, ekspertët zbulojnë se nuk duhet ta teproni me pirje e saj pasi ju shkakton pasoja negative në trup si; pagjumësia, dhimbja e kokës, ankthi dhe presioni i lartë i gjakut. Një filxhan me kafe përmban 100 miligramë kafeinë, dhe ju duhet të pini 3-4 miligramë për kilogramë.

Një biokimist që ka marrë pjesë në studim është shprehur se:
Marrja e tepërt e kafeinës mund të rrisë nivelin e homocisteinës në gjak, e cila shoqërohet me goditje në tru dhe sulm në zemër, demencë dhe probleme të fertilitetit

Kujtojmë gjithashtu se gjatë stërvitjes është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin. Ngva studime të mëparshme kuptojmë se kafeina ndihmon futbollistët dhe atletët pasi rrit qëndrueshmërinë dhe përmison aftësitë motorike.